Puna në ambient të jashtëm është ndaluar gjatë pjesëve më të nxehta të ditës në më shumë se gjysmën e rajoneve të Italisë, ndërsa një valë ekstreme e të nxehtit ka thyer rekordet e temperaturave në Spanjë e Portugali, dhe vazhdon ta përfshijë pjesën më të madhe të Evropës, raporton "The Guardian".
Temperaturat ekstreme besohet se kanë marrë të paktën tri jetë, përfshirë të një djali të vogël në provincën Tarragona të Katalonjës.
Në Palermo në Itali, një grua 53-vjeçare vdiq të hënën, ndërsa një 70-vjeçar vdiq në Torino.
Artikuj të ngjashëm
-
Italia vendos 27 qytetet kryesore në nivelin më të lartë të alarmit për nxehtësi
-
Vala e të nxehtit në Evropë po zhvendoset nga lindja
-
Mijëra njerëz në Francë mbesin pa energji elektrike mes të nxehtit ekstrem
-
Evropa goditet nga temperatura deri në 40°C, tre të vdekur në Francë
-
Franca kufizon konsumimin e alkoolit për shkak të valës së madhe të të nxehtit