Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ish-presidenti pro-rus fiton zgjedhjet parlamentare në Bullgari

Rumen Radev

Foto: Associated Press

Partia e Rumen Radev, “Bullgaria Progresive”, ka fituar zgjedhjet parlamentare bullgare të së dielës - zgjedhjet e teta të përgjithshme në pesë vjet.

Me 87% të votave të numëruara, partia e tij Bullgaria Progresive (PB) ka siguruar një shumicë prej të paktën 135 vendesh në parlamentin me 240 vende.

PB-ja ka mundur koalicionin liberal PP-DB, i cili ka arritur në 15%, dhe partinë GERB të ish-kryeministrit Boiko Borisov, e cila kishte 13%, sipas komisionit.

Zgjedhjet u shpallën pasi qeveria e mëparshme u përpoq të miratonte një buxhet të diskutueshëm në dhjetor, duke shkaktuar protesta masive të cilat Radev, si president, i ka mbështetur.

"Njerëzit hodhën poshtë vetëkënaqësinë dhe arrogancën e partive të vjetra dhe nuk ranë pre e gënjeshtrave dhe manipulimeve. I falënderoj për besimin e tyre", ka thënë Radev në fjalimin e tij të fitores.

Ai premtoi të ndërtonte "një Bullgari të fortë në një Evropë të fortë".

"Ajo që i duhet Evropës tani është mendimi kritik, veprimet pragmatike dhe rezultatet e mira, veçanërisht për të ndërtuar një arkitekturë të re sigurie dhe... për të rikuperuar fuqinë dhe konkurrueshmërinë e saj industriale. Ky do të jetë kontributi kryesor i Bullgarisë në misionin e saj evropian", ka thënë ai.

Edhe Kritiku i BE-së emërohet kryeministër i ri i Bullgarisë Botë Kritiku i BE-së emërohet kryeministër i ri i Bullgarisë

Radev, 62 vjeç, shihet si një udhëheqës pragmatik, disi pro-rus, i cili ka kritikuar sanksionet e BE-së dhe ka bërë thirrje për dialog konstruktiv me Kremlinin.

Ai ka kundërshtuar mbështetjen ushtarake bullgare për Ukrainën, por nuk ka gjasa të përsërisë rolin e kryeministrit hungarez Viktor Orban si një pengues i mbështetjes së BE-së për Kievin.

Ai kishte dhënë dorëheqjen pas nëntë vjetësh si president në janar për të formuar lëvizjen e tij të re.