Ish-kryeministri i Lesotos, Thomas Thabane, është akuzuar për vrasjen e gruas së tij Lipolelo Thabane në vitin 2017, raporton BBC.
Bashkëshortja e tij aktuale, Maesaiah, është akuzuar për krimin e njëjtë vitin e kaluar.
Ajo po jetonte me Thabanen në kohën e vrasjes dhe akuzohen se angazhuan një vrasës me pagesë. Të dy kanë mohuar përfshirjen.
Thabane ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit në maj të vitit 2020, pas disa muajve presion, pasi emri i tij ishte përmendur në mesin e të dyshuarve.
Rasti ka shokuar shumë persona dhe ka shkaktuar trazira politike në mbretërinë e vogël që rrethohet tërësisht nga Afrika e Jugut.
Maesaiah Thabane ka përcjellë Thomas Thabanen 82-vjeçar në gjykatë. Ajo u akuzua vitin e kaluar dhe është liruar me dorëzani.
Të martën i janë lexuar akuzat ish-kryeministrit të Lesotos.
Një person i armatosur qëlloi për vdekje Lipolelo Thabanen më 14 qershor të vitit 2017, dy ditë para se Thomas Thabane të betohej si kryeministër.
Duke u kthyer në shtëpi, ajo u qëllua disa herë nga afërsia. Ishte 58-vjeçare.
Në atë kohë Lipolelo ishte në një proces divorci me Thomas Thabanen dhe po jetonte ndaras nga bashkëshorti që nga viti 2012.
Thomas dhe Maesaiah u martuan dy muaj pas vrasës së Lipolelos.