Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Iranit ka deklaruar të hënën se Irani do ta ndëshkojë Izraelin "në kohën e duhur", gjatë përpjekjeve ndërkombëtare për një armëpushim në Gaza.
Zyrtarët iranianë janë zotuar të hakmerren pas një shpërthimi që vrau udhëheqësin politik të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran muajin e kaluar. Irani fajëson Izraelin për vdekjen e Haniyeh, raporton AP.
Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Nasser Kanaani, megjithatë, ka thënë se Irani nuk po kërkon përshkallëzim në rajon dhe mbështet bisedimet e armëpushimit që do të kthenin pengjet e mbajtura nga Hamasi dhe do të sillnin lehtësim për vuajtjet palestineze pas 10 muajsh luftimesh shkatërruese në Gaza.
Bisedime të reja priten këtë javë në Egjipt.
Lufta filloi më 7 tetor kur militantët e udhëhequr nga Hamasi depërtuan në Izrael, duke vrarë rreth 1,200 njerëz, kryesisht civilë dhe duke rrëmbyer rreth 250. Prej tyre, rreth 110 besohet se janë ende në Gaza, megjithëse autoritetet izraelite thonë se rreth një e treta kanë vdekur. Më shumë se 100 pengje u liruan në nëntor gjatë një armëpushimi njëjavor.
-
Vetëm armëpushimi në Gaza do ta frenojë hakmarrjen, thonë zyrtarë iranianë
-
FOX News: Irani mund ta sulmojë Izraelin brenda 24 orëve të ardhshme
-
Irani thotë se lideri i Hamasit u vra nga një raketë me rreze të shkurtër veprimi
-
Irani thotë se SHBA-ja e mbështeti sulmin e Izraelit kundër Haniyehut
-
Katër shtete mblidhen për ta diskutuar “hakmarrjen ndaj Izraelit”