Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Irani thotë se SHBA-ja e mbështeti sulmin e Izraelit kundër Haniyehut

Haniyeh

Foto: Associated Press

Rojet Revolucionare të Iranit kanë thënë se Izraeli e ka vrarë shefin politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, duke përdorur një “raketë me rreze të shkurtër” të lëshuar nga jashtë vendndodhjes së tij në Teheran.

Kanë shtuar se Izraeli ishte “i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës” për sulmin.

“Ky operacion terrorist u krye me hedhjen e një rakete me rreze të shkurtër”, thuhet në deklaratë.

Haniyeh u vra të mërkurën në kryeqytetin iranian.

Irani dhe Hamasi janë zotuar se do të kundërpërgjigjen, raportoi Guardian. 

Edhe Irani thotë se lideri i Hamasit u vra nga një raketë me rreze të shkurtër veprimi Botë Irani thotë se lideri i Hamasit u vra nga një raketë me rreze të shkurtër veprimi

Rojet Revolucionare kanë përsëritur se Izraeli do ta marrë “një ndëshkim të rëndë në një kohë, vend dhe mënyrë të duhur”.