Marrëveshja e paqes mes SHBA-së dhe Iranit nuk mund të zbatohet nëse lufta në Liban nuk përfundon, ka deklaruar Seyed Mehdi Tabatabaie, zëvendësshef i Komunikimit dhe Informimit në Zyrën e presidentit të Iranit.
“Vazhdimi i krimeve të regjimit sionist në Liban do të çojë në pavlefshmërinë e të gjithë marrëveshjes,” ka shkruar ai në platformën X, përpara bisedimeve të së dielës në Zvicër.
Irani do të ngrejë çështjen e shkeljeve të marrëveshjes fillestare të paqes mes SHBA-së dhe Iranit në takimin e kësaj pasditeje, ka thënë negociatori kryesor iranian, Mohammad Bagher Baghaei, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Fars.
Një zëdhënës i ekipit negociator iranian ka thënë ndërkaq se plani i delegacionit iranian është që bisedimet të vazhdojnë deri mbrëmjen e së dielës dhe se nuk ka gjasa që ato të zgjasin më shumë.
Ndërkohë, presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka thënë se ish-udhhëheqësi Suprem i Iranit e kishte bërë të qartë se Teherani nuk dëshironte të zotëronte armë bërthamore, duke iu referuar kërkesave të SHBA-së që Irani të mos pajisej me një të tillë.
“E vetmja pikë për Amerikën është që ne të mos kemi një bombë atomike. Kjo është diçka që edhe lideri i martirizuar e ka thënë vazhdimisht: ne nuk duam një bombë atomike. Amerika tha ta shkruajmë këtë dhe ta nënshkruajmë, dhe ne e nënshkruam”, ka thënë Pezeshkian.
Arrijnë delegacionet e SHBA-së dhe Iranit në Zvicër, pritet të nisin bisedimet
Bisedimet e drejtpërdrejta mes SHBA-së dhe Iranit pritet të fillojnë në Zvicër, pavarësisht se ushtria iraniane...-
Irani thotë se marrëveshja me SHBA-në kërkon që Izraeli të tërhiqet nga Libani
-
Irani pezullon marrëveshjen me SHBA-në
-
Bisedimet SHBA-Iran përfundojnë me përparim inkurajues, thonë ndërmjetësit
-
Trumpi kërcënon Iranin teksa zhvillohen bisedimet në Zvicër
-
Marrëveshja prishet nëse Izraeli sulmon Libanin, thotë Irani