Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Irani thotë se janë pajtuar me SHBA-në për “parimet udhëzuese”

iran shba

Duke folur pas bisedimeve indirekte në Gjenevë, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, shtoi se ende kishte punë për t’u bërë. SHBA-ja tha se “u arrit përparim”.

Irani ka thënë se ka arritur një mirëkuptim me SHBA-në mbi “parimet kryesore udhëzuese” për të zgjidhur mosmarrëveshjen e tyre lidhur me programin bërthamor të Teheranit.

Duke folur pas bisedimeve indirekte në Gjenevë, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, shtoi se ende kishte punë për t’u bërë. SHBA-ja tha se “u arrit përparim”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministri i Jashtëm i vendit ndërmjetës i Omanit, Badr Albusaidi, tha se negociatat “përfunduan me përparim të mirë drejt identifikimit të qëllimeve të përbashkëta dhe çështjeve teknike përkatëse”.

Takimi pasoi kërcënimet e përsëritura ushtarake të SHBA-së kundër Iranit lidhur me shtypjen vdekjeprurëse të protestave kundër qeverisë dhe aktivitetet bërthamore të Teheranit. Presidenti amerikan, Donald Trump, kishte thënë më herët se besonte që Irani dëshironte të arrinte një marrëveshje, raportoi BBC. 

SHBA-ja dhe aleatët e saj evropianë dyshojnë se Irani po lëviz drejt zhvillimit të një arme bërthamore, gjë që Teherani e ka mohuar gjithmonë.

Para bisedimeve të së martës, në rezidencën e ambasadorit të Omanit në Gjenevë, pala iraniane deklaroi se do të fokusohej në programin e tij bërthamor dhe në heqjen e mundshme të sanksioneve ekonomike të vendosura nga SHBA-ja.

Washingtoni ka treguar më parë se dëshironte të diskutonte edhe çështje të tjera, siç është zhvillimi i raketave nga Irani.

Nuk dihej menjëherë se çfarë spektri çështjesh u diskutuan në Gjenevë, por një zyrtar amerikan i tha BBC-së: “U arrit përparim, por ka ende shumë detaje për t’u diskutuar. Iranianët thanë se do të kthehen brenda dy javësh me propozime të detajuara për t’i adresuar disa nga boshllëqet e hapura në qëndrimet tona”.

Duke i cilësuar bisedimet si “shumë të rëndësishme”, presidenti amerikan, Donald Trump, kishte thënë më herët se do të ishte “indirekt” i përfshirë dhe sugjeroi se Teherani ishte i motivuar këtë herë për të negociuar.

“Nuk mendoj se ata duan pasojat e mosarritjes së një marrëveshjeje”, u tha Trump gazetarëve në bordin e Air Force One, duke shtuar se Irani i mësoi pasojat verën e kaluar kur SHBA-ja bombardoi objektet bërthamore iraniane.

“Ne mund të kishim pasur një marrëveshje në vend që të dërgonim B-2 për ta shkatërruar potencialin e tyre bërthamor. Dhe ne duhej të dërgonim B-2-të”, tha ai, duke iu referuar bombarduesve që kryen bombardimet. “Shpresoj që do të jenë më të arsyeshëm”.

Kërcënimet e Trumpit vijnë mes një forcimi të pranisë ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme gjatë javëve të fundit, duke dërguar aeroplanmbajtëse.

E të martën, lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, iu përgjigj kërcënimeve të Trumpit për veprim ushtarak duke thënë: “Më e rrezikshme se një aeroplanmbajtëse është arma që mund ta dërgojë atë në fund të detit.

Ai thotë se ushtria e SHBA-së është ushtria më e fortë në botë. 

“‘Ushtria më e fortë në botë’ ndonjëherë mund të marrë një goditje të tillë saqë të mos mund të ngrihet më”, tha Khamenei. 

Khamenei gjithashtu akuzoi SHBA-në se po përpiqet të paracaktojë rezultatin e negociatave dhe tha se kjo do të ishte “një gjë e gabuar për t’u bërë”.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, të hënën në Gjenevë u takua edhe me Rafael Grossin, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike.

Ai shkroi në një postim në X se ishte në Gjenevë për të “arritur një marrëveshje të drejtë dhe të barabartë”.

“Ajo që nuk është në tryezë: dorëzimi përballë kërcënimeve,” tha Araghchi.

Irani i është përgjigjur forcimit amerikan me një shfaqje të veten force. Të hënën, Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) nisën një stërvitje detare në Ngushticën e Hormuzit, e vendosur në Gjirin midis Omanit dhe Iranit.

Ngushtica konsiderohet një rrugë ujore ndërkombëtare jetike dhe një rrugë eksporti nafte nga shtetet arabe të Gjirit.

Të martën kjo ngushticë u mbyll pjesërisht për disa orë, siç njoftuan mediumet iraniane, shkaku i stërvitjeve. 

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se arritja e një marrëveshjeje me Teheranin do të ishte “shumë e vështirë”.

“Mendoj se ekziston një mundësi këtu për të arritur një marrëveshje... por nuk dua ta ekzagjeroj as këtë”, tha Rubio gjatë një vizite në Hungari. “Do të jetë e vështirë”.

Bisedimet e para indirekte midis Iranit dhe SHBA-së u zhvilluan në Oman më herët këtë vit, të cilat Araghchi i përshkroi më pas si një “fillim të mirë”.