Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Irani thotë se është bërë përparim me SHBA-në pavarësisht ndarjeve të mëdha

Iran

Foto: Associated Press

Irani dhe SHBA-ja kanë bërë disa përparime ndërsa fundi i armëpushimit dyjavor më 22 prill po afron, ka thënë një zyrtar i lartë iranian për Sky Neës.

Por zyrtari ka shtuar se mbeten ndarje të mëdha, përfshirë edhe rreth ambicieve bërthamore të Teheranit.

“Udhëtimi i shefit të ushtrisë pakistaneze në Teheran ishte efektiv në uljen e dallimeve në disa fusha, por mosmarrëveshjet themelore mbeten në fushën bërthamore. Janë krijuar më shumë shpresa për zgjatjen e armëpushimit dhe mbajtjen e një rundi të dytë bisedimesh”, ka thënë zyrtari i lartë.

“Fati i uraniumit të pasuruar të Iranit dhe kohëzgjatja e kufizimeve bërthamore të Iranit janë ndër çështjet që është duke u diskutuar shumë dhe për të cilat ende nuk është gjetur zgjidhje”, ka shtuar ai.

Sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, të mërkurën ka vlerësuar Pakistanin për rolin e tij në negociata dhe ka thënë se bisedimet me Iranin ishin “produktive”, duke shtuar se ato ka të ngjarë të zhvillohen përsëri në Islamabad.

Lexo përditësimet tjera
Bisedimet SHBA-Iran

SHBA-ja dhe Irani në bisedime indirekte për të zgjatur armëpushimin

SHBA-ja dhe Irani po zhvillojnë bisedime indirekte që synojnë zgjatjen e armëpushimit dyjavor përtej skadimit të...