Irani ka pranuar se ka kryer sulm me raketa dhe dron në perëndim të Pakistanit të martën, raportoi të mërkurën BBC-ja.
Zyrtarët në Islamabad kanë thënë se dy fëmijë janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në sulmin në Balochistan.
Ministri i Jashtëm i Iranit ka thënë se operacioni kishte në shënjestër grupin militant Jaish al-Adli, të cilin ai e përshkroi si "grup terrorist iranian" në Pakistan.
Si rezultat, Qeveria e Pakistanit tërhoqi ambasadorin e saj në Iran dhe e ka bllokuar kthimin e të dërguarit të Teheranit.
Sulmi në Balochistan ndodhi pasi Irani sulmoi objektiva në Irak dhe Siri në fillim të kësaj jave.
Islamabad ka thënë se sulmi ishte "i paligjshëm" dhe paralajmëroi për "pasoja të rënda".
Megjithatë, Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian, duke folur në Davos, këmbënguli se asnjë shtetas pakistanez nuk ishte shënjestruar, por vetëm anëtarë të Jaish al-Adl.
Edhe
Pakistani thotë se dy fëmijë janë vrarë në sulmin iranian, paralajmëron pasoja serioze
“Ne synuam vetëm terroristët iranianë në tokën e Pakistanit”, ka thënë Amir-Abdollahian.
Sulmi i fundit ajror ndodhi në kohë të tensioneve në rritje në të gjithë Lindjen e Mesme, me luftën e ndezur midis Izraelit dhe grupit palestinez Hamas në Gaza.
Teherani thotë se nuk dëshiron të përfshihet në konflikt më të gjerë. Por grupet në të ashtuquajturin "Boshti i Rezistencës", i cili përfshin militantët Houthi në Jemen, Hezbollahun në Liban dhe grupe të ndryshme në Siri dhe Irak, kanë kryer sulme ndaj Izraelit dhe aleatëve të tij për të treguar solidaritet me palestinezët. SHBA-ja dhe Britania e Madhe kanë nisur sulme ajrore ndaj Houthit pasi ata sulmuan anijet tregtare.