Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pakistani thotë se dy fëmijë janë vrarë në sulmin iranian, paralajmëron pasoja serioze

Pakistani thotë se dy fëmijë janë vrarë dhe tre tjerë janë lënduar në sulmin ajror të Iranit të martën, raporton “BBC”.

Irani ka thënë se ka shënjestruar dy baza të lidhura me grupin militant Jaish al-Adl, siç ka raportuar agjencia iraniane e lajmeve.

Por, Pakistani ka refuzuar këtë arsyetim, duke e quajtur si “veprim ilegal” që mund të ketë “pasoja serioze”.

Pakistani është vendi i tretë, pas Irakut e Sirisë, që është goditur nga sulmet iraniane brenda pak ditëve.

Një sulm nga Irani në Pakistan është thuajse i paprecedent. Të martën u sulmua një fshat në provincën jugperëndimore Balochistan, që është në kufi mes Iranit e Pakistanit.

Edhe Irani pranon kryerjen e sulmeve në territorin e Pakistanit ku vdiqën dy fëmijë Botë Irani pranon kryerjen e sulmeve në territorin e Pakistanit ku vdiqën dy fëmijë

Në deklaratë, Ministria e Jashtme e Pakistanit ka thënë se e dënon fuqishëm “shkeljen e hapësirës ajrore nga Irani”.

E quajti incidentin “plotësisht të papranueshëm” dhe shtoi se “është më shqetësuese është se ky veprim ilegal ndodhi ndonëse ekzistojnë disa kanale komunikimi mes Pakistanit dhe Iranit”.

Pakistani ka shtuar se kjo është shkelje e rëndë e sovranitetit të saj dhe se “përgjegjësinë për pasojat do ta mbajë Irani”.

Irani të hënën mbrëma lansoi raketa balistike kundër shënjestrave në qytetin verior të Irakut, Ibril, ku pati reagime nga SHBA-ja.

Sulmet iraniane vijnë në një moment të rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme që kur nisi lufta mes Izraelit e Hamasit më 7 tetor.

Irani ka thënë se nuk dëshiron të përfshihet në konflikt, por grupet e ndërlidhura me të kanë kryer sulme kundër Izraelit dhe aleatëve të saj për të treguar solidaritet me palestinezët.

Grupi Hezbollah në Liban ka kryer sulme ndaj Izraelit, milicia Shia ka lansuar dronë e raketa në drejtim të forcave amerikane në Irak dhe Siri dhe rebelët Houthi kanë sulmuar anijet në Detin e Kuq.

Edhe Lufta rrezikon të shtrihet përtej Lindjes së Mesme Botë Lufta rrezikon të shtrihet përtej Lindjes së Mesme

Izraeli raportohet se kreu sulmin në Liban ku u vra një lider i Hamasit dhe po ashtu sulmin në Siri ku u vra një komandat i Gardës Revolucionare.

Ndërsa SHBA-ja në një sulm në Irak ka vrarë liderin e milicisë irakiane dhe po ashtu bombardoi shënjestrat Houthi në Jemen.