Pakistani ka nisur sulme hakmarrëse me raketa në Iran, dy ditë pasi një sulm nga Irani ndezi marrëdhëniet midis dy shteteve.
Pakistani tha se sulmet e tij kishin goditur "objekte terroristësh" në provincën kufitare Sistan-o-Balochistan, raportoi BBC.
Mediat iraniane raportuan se tre gra dhe katër fëmijë ishin vrarë.
Të dy vendet kanë akuzuar prej kohësh njëri-tjetrin se strehojnë grupe militante që kryejnë sulme nga rajonet përgjatë kufirit të tyre të përbashkët.
Të enjten, ministria e Jashtme e Pakistanit konfirmoi sulmet e saj, të cilat u raportuan për herë të parë nga mediat iraniane të mërkurën në mbrëmje.
Ajo tha se Pakistani "respekton plotësisht" "sovranitetin dhe integritetin territorial" të Iranit, por veprimi i tij të enjten ishte "një manifestim i vendosmërisë së palëkundur të Pakistanit për të mbrojtur sigurinë kombëtare kundër të gjitha kërcënimeve".