Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Irani mbyll shkollat, universitetet dhe zyrat qeveritare në Teheran

Teheran

Foto: Associated Press

Irani ka njoftuar të martën se të gjitha zyrat qeveritare, universitetet dhe shkollat në provincën e Teheranit do të mbyllen për dy ditë për shkak të cilësisë së dobët të ajrit, njoftoi TV shtetëror.

Kryeqyteti Teheran që është shtëpia e mbi 10 milionë njerëzve ka bërë mbylljen e shkollave fillore dhe kopshteve të shtunën dhe të dielën, por autoritetet kanë thënë të martën se për shkak të rritjes së ndotjes, të gjitha zyrat qeveritare, universitetet dhe shkollat do të mbyllen të mërkurën dhe të enjten, duke shtuar se shkollimi do të vazhdojë në platformat online.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Raporti televiziv ka thënë gjithashtu se bankat, shërbimet thelbësore publike dhe qendrat shëndetësore do të mbeten të hapura ato ditë.

Autoritetet njoftuan gjithashtu se shkollat dhe universitetet në provincën fqinje Alborz dhe provincën qendrore të Isfahanit do të mbyllen të mërkurën dhe të enjten.

Në Iran, shkollat zakonisht punojnë nga e shtuna deri të mërkurën.