Irani do t’i ndëshkojë amerikanët kurdo që janë brenda fushëveprimit të Republikës Islamike si kundërpërgjigje ndaj vrasjes së komandantit ushtarak Qassem Soleimani, ka cituar agjencia e lajmeve “Tasnim” një komandat të lartë të Gardës Revolucionare të ketë thënë.
Gjenerali Gholamali Abuhamzeh, komandant i Gardës në provincën jugore të Kermanit, ka përmendur edhe sulmet e mundshme ndaj anijeve në Gji, raporton Reuters.
Irani rezervon të drejtën për t’u hakmarrë ndaj SHBA-së për vdekjen e Soleimanit, tha ai në komentet e bëra të premten mbrëma që u raportuan të shtunën nga Tasnim-i, transmeton Koha.net.
“Ngushtica e Hormuzit është pikë vitale për Perëndimin dhe një numër i madh i anijeve shkatërruese e anijeve luftarake amerikane kalojnë atje… janë identifikuar nga Irani caqe jetike amerikane në rajon shumë kohë më parë… rreth 35 caqe amerikane në rajon dhe në Tel Aviv janë brenda fushëveprimit tonë”, tha ai.
-
Irani dënon me vdekje "spiunin" e CIA-s
-
Me thirrjet “Vdekje Amerikës” u zhvillua ceremonia mortore për gjeneralin iranian
-
Pas vrasjes së komandantit kryesor ushtarak të Iranit paralajmërohet hakmarrje
-
Vritet një gjeneral i Gardës Revolucionare të Iranit nga forcat amerikane
-
Izraeli thotë se ka vrarë shefin e Inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit