Botë

Vritet një gjeneral i Gardës Revolucionare të Iranit nga forcat amerikane

Descriptive Text

Kreu i forcës elitare të Gardës Revolucionare të Iranit, Gjenerali Qasem Soleimani, është vrarë nga forcat amerikane në Irak.

Gjenerali Soleimani ishte duke udhëtuar me makinë për në aeroportin e Bagdadit, së bashku me forcat lokale të mbështetura nga Irani, kur ai u godit nga një sulm ajror amerikan, transmeton KTV.

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha se hakmarrja e rëndë i pret kriminelët që qëndrojnë pas sulmit. Gjeneral Soleimani ishte një figurë kryesore në regjimin iranian.

Forcat e tij i raportuan drejtpërdrejt Ajatollah Ali Khameneit dhe ai u cilësua si një figurë heroike kombëtare.