Me thirrje kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mijëra irakianë kanë shënuar njëvjetorin e vrasjes së gjeneralit iranian, Kassem Soleimani. Tubimi i madh u organizua në ditët kur Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë thelluar përplasjet në lidhje me pasurimin e uraniumit.
Shumë prej pjesëmarrësve në këtë turmë kanë bërë thirrje për hakmarrje ndaj Shteteve të Bashkuara. Soleimani, gjeneral i njësitit të Gardave Revolucionare, u vra më 3 janar të vitit 2020 në një sulm ajror nga SHBA-ja. Washingtoni e ka akuzuar Soleimanin për organizimin e sulmeve ndaj bazave amerikane në Irak.
SHBA-ja akuzon ushtrinë e përkrahur nga Irani për sulmet e vazhdueshme me raketa nëpër bazat amerikane, përfshirë edhe një sulm në afërsi të Ambasadës amerikane.
-
Të paktën 73 të vdekur nga shpërthimet pranë varrit të gjeneralit Soleimani në Iran
-
ISIS-i i gëzohet vrasjes së gjeneralit iranian
-
Kaos në varrim - 30 të vdekur në ceremoninë për gjeneralin iranian
-
Mijëra iranianë vërshojnë në varrimin e Soleimanit dhe kërkojnë hakmarrje
-
Amerikanët në protesta ndaj vrasjes së gjeneralit iranian