Një turmë gjigande njerëzish u mblodh në vendlindjen e Kasem Soleimanit për t`i bërë respektin e fundit gjeneralit të vrarë nga Shtetet e Bashkuara në Irak nga një sulm me dron. Më herët njerëzit mbushën rrugët edhe në kryeqytetin Teheran, ku kërkonin shpagim për ekzekutimin e kreut të fuqishëm të njësisë elitë Quds, transmeton Shqip raportimin e mediave botërore.
“Poshtë SHBA-ja” dhe “ Vdekje Amerikës” ishin thirrjet që dëgjoheshin më shumë në procesionin mortor. Vetëm disa javë më parë, ishin zërat e protestuesve qeveritarë që dëgjoheshin në këto rrugë, duke zbrazur të gjithë zemërimin e tyre ndaj liderëve të republikës islamike.
Por idhujtaria që ekziston për Soleimanin, i cili kishte fituar në këtë vend një status gati prej kulti, duket se i ka bashkuar iranianët në tërbimin kundër Shteteve të Bashkuara. 62-vjeçari kishte detyrën të mbronte dhe forconte influencën e Iranit në Lindjen e Mesme.
Në vendin e tij të lindjes, ai konsiderohej një hero kombëtar dhe shihej gjerësisht si njeriu I dytë më I fuqishëm pas Ajatollahut Khamenei. Kjo nuk vlen megjithatë për të gjithë iranianët. Soleimani ishte ndjekës I vijës së ashpër dhe një forcë dominuese në një regjim që vrau me dhjetëra protestues në fundin e vitit 2019. Ai shpenzonte ndërkohë shuma të mëdha parash për të ngritur aleanca e forcuar milicitë në Liban, Jemen, Irak e Siri, në një kohë kur sanksionet amerikane kanë varfëruar së tepërmi shumë iranianë.
{gallery}
-
Të paktën 73 të vdekur nga shpërthimet pranë varrit të gjeneralit Soleimani në Iran
-
Irakianët me thirrje kundër SHBA-së, kujtojnë Soleimanin
-
Kaos në varrim - 30 të vdekur në ceremoninë për gjeneralin iranian
-
Amerikanët në protesta ndaj vrasjes së gjeneralit iranian
-
Me thirrjet “Vdekje Amerikës” u zhvillua ceremonia mortore për gjeneralin iranian