Grupi terrorist ISIS, e ka mirëpritur vdekjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani, kreut të forcave elite iraniane.
Në një deklaratë, grupi e përshkroi vdekjen e gjeneralit si përfitim për xhihadistët, raporton KTV.
Sidoqoftë, grupi nuk përmendi fare SHBA-në, që kreu sulmin vdekjeprurës me dronë kundër Soleimanit në Bagdad, më 3 janar. Vendimi i presidentit Donald Trump për të vrarë gjeneralin Soleimani ka sjellë pasoja, që vlerësohet se do të ndikojnë në luftën e papërfunduar kundër xhihadistëve.
Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja, që lufton ISIS-in, ndërpreu operacionet në Irak. Uashingtoni me aleatë njoftuan se puna e tyre kryesore tani është vetëmbrojtja.
Artikuj të ngjashëm
-
Irani i kërkon Interpolit lëshimin e fletarrestit për 48 zyrtarë amerikanë, përfshirë Trumpin
-
Irakianët me thirrje kundër SHBA-së, kujtojnë Soleimanin
-
Me thirrjet “Vdekje Amerikës” u zhvillua ceremonia mortore për gjeneralin iranian
-
Trump: Vrasja e komandantit iranian u bë për ta parandaluar luftën me Teheranin
-
Trump: Vrasja e Qasem Soleimanit, e vonuar