Iraniani që ka informuar shërbimet e inteligjencës së SHBA-së dhe Izraelit për vendndodhjen e komanduesit të Gardës Revolucionare të Iranit, Qassem Soleimani, është dënuar me vdekje, ka njoftuar gjyqësori i Iranit të martën.
Më 3 janar, Soleimani është vrarë në Irak pas një sulmi amerikan me dron. Washingtoni e fajësoi Soleimanin se ka qenë prapa shumë sulmeve ndaj forcave të SHBA-së në rajon, raporton agjencia Reuters.
“Mahmoud Mousavi-Majd, një nga spiunët për CIA-n dhe Mossadin, është dënuar me vdekje. Ai i ka dhënë informatave armiqve tanë për vendndodhjen e martirit Soleimani”, ka thënë zëdhënësi i gjyqësorit, Gholamhossein Esmaili, në një konferencë për media. “Ai i ka dhënë informata inteligjencës izraelite dhe amerikane për forcat e armatosura të Iranit, veçanërisht për Gardën”.
Mirëpo, ai nuk ka treguar nëse informata e dhënë nga Mousavi-Majd është lidhur me vrasjen e Soleimanit në Irak.
“Ai është dënuar me vdekje nga gjykata revolucionare dhe gjykata supreme e ka mbajtur në fuqi këtë vendim. Ai do të ekzekutohet së shpejti”, ka thënë Esmaili.
Vrasja e Soleimanit ka quar në kulm konfrontimin mes Iranit dhe SHBA-së. Irani u kundërpërgjigj duke bombarduar një bazë ajrore në Irak ku gjendeshin forcat amerikane. Disa orë më vonë, forcat iraniane në alarm qëlluan gabimisht një aeroplan ukrainas të pasagjerëve që ishte nisur nga Teherani.
-
I tregoi SHBA-së se ku fshihej gjeneral Sulejmani, Irani e ekzekuton spiunin
-
Irani identifikon 35 caqe amerikane për t’i sulmuar pas vrasjes së Soleimanit
-
Pas vrasjes së komandantit kryesor ushtarak të Iranit paralajmërohet hakmarrje
-
Vritet një gjeneral i Gardës Revolucionare të Iranit nga forcat amerikane
-
Irani konfirmon vrasjen e shefit të Inteligjencës të Gardës Revolucionare