Ekonomia e Indisë ka rënë për 23.9 për qind brenda tremujorit të dytë, tregohet nga të dhëna zyrtare.
Vendi ka shënuar tkurrjen më të madhe për dekada, pas izolimit të më shumë se dy muajve, i cili i solli krizë ekonomike, raporton BBC.
Ekonomia e Indisë veçse ishte në rënie nga humbjet e punës, kërkimi i ulët për punë dhe një shumë e madhe e borxhit, kur shpërtheu koronavirusi aty, transmeton KOHA. Masat që u morën për të kontrolluar pandeminë, rritën më shumë papunësinë dhe mbyllën bizneset e vogla.
Ekspertët frikësohen se India po ballafaqohet me recesion, edhe pse një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm nëse raporton për tkurrje ekonomike edhe në tremujorin e ardhshëm, për të cilën thonë se ka shumë gjasa që të ndodhë.