Mbyllja e zgjatur e shkollave në Indi ka çuar në "pasoja katastrofike" për fëmijët e varfër, sipas një sondazhi të fundit.
Vetëm 8% e fëmijëve të kësaj kategorie po studionin rregullisht në internet dhe 37% nuk po studionin fare, u zbulua nga sondazhi.
Shkollat fillore dhe të mesme në Indi janë mbyllur për 17 muaj për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Sondazhi, i mbikëqyrur nga ekonomistët kryesorë, foli me 1.400 fëmijë në të gjithë Indinë në gusht.
Studiuesit u përqëndruan në familjet në fshatra dhe lagje të varfra, ku fëmijët në përgjithësi ndjekin shkollat publike.
"Fotografia që del nga sondazhi është absolutisht e zymtë, veçanërisht në zonat rurale", thotë studimi, i kryer nga gati 100 vullnetarë në 15 shtete dhe territore të administruara nga federata.
-
Pandemia shtyu mësuesin në Indi të kthejë rrugën në klasë mësimi
-
168 milionë fëmijë në botë s’kanë shkuar në shkollë për një vit
-
Nxehtësia ekstreme mbyll shkollat për 33 milionë fëmijë në Bangladesh
-
Delhi mbyll shkollat fillore për shkak të kualitetit të dobët të ajrit
-
Nxënësit kthehen në banka në kulmin e krizës në Sudanin Jugor