Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Pandemia shtyu mësuesin në Indi të kthejë rrugën në klasë mësimi

Shkollat përreth Indisë janë mbyllur prej më shumë se një viti për ta frenuar përhapjen e pandemisë COVID-19.

Por shumë nga to, veçanërisht shkollat nën qeverinë dhe ato në zonat rurale kanë luftuar për të vazhduar mësimin. Pa qasje në internet dhe në mungesë të pajisjeve elektronike si telefona e laptop, fëmijët më të varfër kanë mbajtur pak apo aspak mësim nga fillimi i pandemisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, në një fshat të largët, mësuesi i shkollës fillore, Dwipnarayan Naik, nuk la asnjërën nga këto gjëra të ndërhynte në edukimin e fëmijëve, shkruan BBC.

Në mungesë të tyre, ai ktheu sfidën në mundësi, duke ngritur një shkollë në hapësirë të hapur, duke përdorur pjesën e jashtme të ndërtesave si tabela të zeza dhe rrugët si klasa.