Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nxënësit kthehen në banka në kulmin e krizës në Sudanin Jugor

Sudani i Jugut ka një nga përqindjet më të larta në botë të fëmijëve që braktisin shkollën, me mbi 2.8 milionë fëmijë, apo pothuajse 3 në 5 fëmijë. Mbyllja e shkollave shkaku i pandemisë la dy milionë nxënës të tjerë në shtëpi.

Situata e vajzave është veçanërisht alarmante pasi ato përfaqësojnë grupin më të madh të fëmijëve që mbesin lënë shkollën dhe janë në rrezik më të lartë për të vuajtur nga dhuna me bazë gjinore, martesat e detyruara dhe shfrytëzimi.

Ofrimi i arsimit cilësor për fëmijët e Sudanit të Jugut pengohet nga paqëndrueshmëria politike, ekonomia në krizë, varfëria ekstreme, pasiguria ushqimore, konflikti i armatosur dhe shpërngulja.

Dhuna e zgjatur ka shkatërruar sistemin arsimor të Sudanit Jugor. Që nga viti 2013, më shumë se 150 shkolla janë përdorur për qëllime ushtarake dhe një e treta e të gjitha shkollave në vend janë dëmtuar ose shkatërruar. Regjistrimi dhe pjesëmarrja e rregullt në shkollë u siguron fëmijëve ndjenjë normaliteti pas viteve të tëra të dhunës, zhvendosjes dhe varfërisë që kanë duruar fëmijët e Sudanit të Jugut.