Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ekonomia e Kinës shënon rritjen më të ngadaltë që nga fillimi i vitit 2020

Ekonomia e Kinës ka regjistruar performancën e saj më të keqe tremujore në më shumë se dy vjet, pasi muaj të tërë bllokimesh të ashpra nga COVID-19 shkaktuan rrënim në të gjithë vendin, shkruan CNN.

Prodhimi i brendshëm bruto në ekonominë e dytë më të madhe në botë u zgjerua me vetëm 0.4% në prill, maj dhe qershor, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas Byrosë Kombëtare të Statistikave (NBS) të premten.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo ishte dukshëm më e ulët se rritja prej 4.8% që regjistroi në tremujorin e kaluar dhe shumë më poshtë se rritja prej 1% e vlerësuar nga ekonomistët. Në bazë tremujore, PBB-ja u tkurr me 2.6%.

Ishte performanca më e dobët që nga tremujori i parë i vitit 2020, kur ekonomia e Kinës pothuajse “ra për tokë” në përpjekje për të frenuar shpërthimin e COVID-19 që filloi në Wuhan. Në atë tremujor, PBB-ja u tkurr me 6.8%.

Për gjysmën e parë të këtij viti, ekonomia u zgjerua me 2.5%, shumë më poshtë objektivit vjetor prej 5.5% të vendosur nga qeveria. Pekini pranoi të premten se arritja e objektivave të PBB-së këtë vit do të ishte e vështirë.

"Ka sfida për të arritur objektivin tonë të pritshëm të rritjes ekonomike për të gjithë vitin", ka thënë Fu Linghui, një zëdhënës i NBS-ë, në një konferencë shtypi në Pekin. Por ai pret që ekonomia të rimëkëmbet në gjysmën e dytë të vitit.