Në Kharkivin e rrethuar në lindje të Ukrainës, një gjyshe që i ka mbijetuar rrethimit të Leningradit gjatë Luftës së Dytë Botërore është në mesin e qytetarëve që kanë mbetur të ngujuar dhe po përballen me granatime të vazhdueshme, raporton agjencia AP.
Alevtina Shernina 91-vjeçare i mbijetoi në rrethimi të Leningradit, i njohur si St. Petersburgu, si një e re.
Tash ajo ka probleme me zemër dhe është në shtrat.
Mbesa e saj Natalia thotë se para pushtimit rus Alvetina mund të komunikonte, por tash ajo nuk po reagon.
Më herët këtë javë, një shpërthim goditi oborrin e saj, duke thyer xhamat.
Edhe
91-vjeçarja e Kharkivit i mbijetoi rrethimit në Luftën e Dytë Botërore
Natalia Shernina, nusja e saj, po kujdeset për të.
Ajo thotë se dëshiron të largohet, por nuk po mundet për shkak të gjendjes së Alevtinas, që ka mbetur shtrirë në shtrat.
Për më tepër, Natalia nuk është në gjendje ta dërgojë vjehrrën e saj në bodrum për t’u strehuar nga bombardimet.
“Ndjejë zemërim të madh nga fakti se Alevtina nisi jetën e saj në Leningrad që ishte nën rrethim. Vajzë e vogël që po vuante nga uria, nga i ftohti dhe uria, dhe po e përfundon jetën e saj në këtë rrethanë”, tha Natalia.
Natalia është mjeke në spital të gjinekologjisë në Kharkiv.
Ajo ec në këmbë çdo ditë nga 10 kilometra, pasi nuk operon ndonjë transport publik në Kharkiv. Vetëm një e treta e mjekëve janë në Spital, pasi të tjerët janë evakuuar nga frika nga sulmet ruse.
Edhe
“Në Kharkiv gjithkund ka rrezik”
Alevtina Shernina ishte zhvendosur në Kharkiv nga Rusia në vitin 1957 së bashku me bashkëshortin e saj që kishte shërbyer si ushtar në Ukrainë.
Zyra e Prokurorit të Ukrainës ka thënë se 282 qytetarë të Kharkivit, përfshirë gjashtë fëmijë, kanë humbur jetën që kur nisi ofensiva ruse më 24 shkurt.