Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

I humbi këmbët në luftë, tash ushtari ukrainas lëviz i lumtur me proteza

Ushtari dhe parashutisti ukrainas, Mykhailo Varvarych, i humbi këmbët në luftë ndaj Rusisë, e tash është detyruar të vendosë proteza.

Blogu ukrainas “Operativno_ZSU”, i publikoi pamjet e ushtarit kur doli nga spitali, pasi kishte vendosur proteza bionike. Trajtimi dhe rehabilitimi u tha se i kishte marrë shumë kohë, por tash i lumtur, po lëviz nëpër Ukrainë.

“Jemi krenarë dhe besojmë në ty, luftëtar i paepur”, shkroi blogu.

Ky nuk është rasti i vetëm kur ukrainasit humbën gjymtyrët e tyre në luftë me agresionin rus.