Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ushtarët ukrainas me gjymtyrët e amputuara zotohen të kthehen në fushëbetejë

Dmytro Skomoroh ishte zyrtar komunal i kthyer në ushtar vullnetar të cilit lufta ia ka dhënë një goditje mizore.

50-vjeçari tani ecë me paterica me xhaketën e gjelbër dhe nofkën në të “Ice Demon”.

Dmytros i mungon pjesa e poshtme e këmbës së majtë pasi kishte shkelur mbi një minë kur po vraponte të shpëtonte një ushtar tjetër në Donbas, shkroi SkyNews.

Ekzistojnë vetëm nëntë klinika protetike në të gjithë vendin, por në Kiev, kallëpi me porosi të Dmytros po bëhet nga 68-vjeçari Volodymyr Federov. Ai ka bërë proteza prej 43 vjetësh, por ka thënë se kurrë nuk ka bërë më shumë në jetën e tij sesa muajt e fundit.

Pretendimet nga klinika janë se 60% e ushtarëve që kanë ndonjë pjesë trupi të amputuar në Ukrainë po kthehen të luftojnë.

Dmytro ka thënë se nuk pendohet që ka dalë vullnetar për luftën kundër Rusisë, edhe pse ka humbur këmbën.

Edhe Ditët kritike të ushtarit ukrainas që humbi gjymtyrët, por që e mbajti të gjallë zëri i gruas Botë Ditët kritike të ushtarit ukrainas që humbi gjymtyrët, por që e mbajti të gjallë zëri i gruas

Ai dëshiron të kthehet sërish në luftë edhe “nëse duhet vetëm t’u shërbej bukë djemve, të gatuaj për ta apo t’ua laj rrobat”.

Kur Dmytro pyetet nëse Ukraina mund të fitojë, ai përgjigjet prerazi: “Jo vetëm se mundet, por do të fitojë me siguri. Nuk ka opsione të tjera këtu”.