Ministri hungarez i Mbrojtjes, Kristof Szalay – Bobrovnickzy ka njoftuar se vendi do të instalojë një sistem të mbrojtjes ajrore pranë kufirit të tij me Ukrainën, duke përmendur një kërcënim "më të madh se kurrë" të një përshkallëzimi në luftën Ukrainë-Rusi.
"Ne ende besojmë se do të ketë paqe sa më shpejt të jetë e mundur, përmes diplomacisë në vend të një zgjidhjeje ushtarake”, ka thënë Kristof Szalay-Bobrovniczky në një video të postuar në Facebook të mërkurën vonë.
"Megjithatë, për t'u përgatitur për të gjitha mundësitë, porosita që sistemet e kontrollit ajror dhe të mbrojtjes ajrore të blera së fundmi dhe aftësitë e ndërtuara mbi to të instalohen në verilindje”, ka shtuar ai.
Komentet e tij vijnë pasi një takim i këshillit të mbrojtjes të Hungarisë u thirr nga kryeministri Viktor Orban për të diskutuar zhvillimet në Ukrainë.
-
Eskalojnë marrëdhëniet Hungari-Ukrainë, Orbani akuzon ukrainasit se ia kërcënuan familjen
-
Sulmet e fundit ruse në Ukrainë – Polonia dhe Rumania ngrenë avionët luftarakë në ajër
-
Hungaria bllokon 12 portale lajmesh ukrainase
-
Zelensky propozon një mburojë të përbashkët ajrore me BE-në
-
BE-ja duhet të zhvillojë një "mur dronësh" në kufirin lindor, thotë zyrtari i saj i lartë