Banorët e pjesës lindore të Hungarisë dhe ambientalistët janë duke kundërshtuar ndërtimin e fabrikës kineze të baterive. Ekskavatorët kanë nisur punën për fabrikën e baterive të automjeteve elektrike. Fabrika zë hapësirën prej 220 hektarëve. Fabrika në vlerë prej 7.3 miliardë eurove është një prej investimeve më të mëdha nga shtetet e huaja në Hungari.
Mirëpo banorët, ambientalistët dhe opozita, janë shprehur të shqetësuar se ndërtimi i fabrikës nga një kompani kineze, do të shkaktojë probleme në ambient, do të dëmtojë rrjetin e furnizimit me ujë dhe do ta bëjë të varur ekonominë nga Kina.
Ata gjithashtu janë të bindur se sasi e madhe e ujit do të përdoret për ftohjen e pajisjeve në fabrikë dhe se emetimi nga fabrika do të ndotë burimet natyrore.
Mirëpo përkundër problemeve të ambientit, qeveria e Hungarisë shpreson se ambiciet e BE-së për të hequr nga përdorimi automjetet me djegie të karburanteve deri në vitin 2035 do të shërbejë si mundësi për shtetin që të jetë lidere në prodhimin e baterive në Evropë.
-
Blerësit kinezë të interesuar për fabrikat “e padëshiruara” gjermane të Volkswagenit
-
Hyundai e LGES me fabrikë baterish 4.3 miliardë dollarëshe në SHBA
-
Fordi planifikon ndërtimin e fabrikës së baterive prej 3.5 miliardë dollarësh në Michigan
-
Dy kompani jug-koreane synojnë ndërtimin e fabrikës së baterive në SHBA
-
Evropa do të importojë më shumë sesa do të eksportojë vetura nga Kina