Zyrtarët kinezë dhe prodhuesit e automjeteve kanë shprehur interesim për fabrikat gjermane të Volkswagenit, të cilat pritet të mbyllen, ka thënë të enjten një burim për Reutersin.
Sipas burimit, blerja e një fabrike do ta lejonte Kinën të ketë ndikim në industrinë e automobilave të Gjermanisë, shtëpia e disa prej markave më të vjetra dhe më prestigjioze të veturave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKompanitë kineze kanë investuar në një sërë industrish në ekonominë më të madhe të Evropës, nga telekomunikacioni te robotika, por ende nuk kanë krijuar prodhimin tradicional të veturave atje, pavarësisht se Mercedes-Benzi ka dy aksionarë të mëdhenj kinezë.
VW-ja ka qenë prej kohësh simbol i zotësisë industriale të Gjermanisë, tani e kërcënuar nga një ngadalësim ekonomik global.
Ndërtimi i automjeteve në Gjermani për shitje në Evropë do t'u mundësonte prodhuesve kinezë të veturave elektrike të shmangin pagesën e tarifave të BE-së për këto vetura të importuara nga Kina dhe mund të përbëjë një kërcënim të mëtejshëm për konkurrencën e prodhuesve evropianë.
Vendimet për investime do të varen nga qëndrimi i qeverisë së re gjermane ndaj Kinës pas zgjedhjeve në shkurt.
"Unë mund të imagjinoja se ne do të prodhonim diçka për një sipërmarrje të përbashkët kineze .... por nën logon e VW-së dhe sipas standardeve të VW-së. Ky është kushti kryesor”, tha ai.