Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Dy kompani jug-koreane synojnë ndërtimin e fabrikës së baterive në SHBA

Kompanitë Hyundai Motor dhe LG Energy Solution, po shqyrtojnë ndërtimin e dy kompanive të përbashkëta të baterive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raportoi Reuters të hënën.

Sipas planit, fabrikat do të ndërtohen në Georgia dhe secili do të ketë kapacitet vjetor prej rreth 35 gigavat për orë, të mjaftueshme për t'i fuqizuar 1 milion automjete elektrike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mediat koreano-jugore kanë raportuar nga e premtja se Hyundai Motor po planifikon t'i investojë rreth 1.87 miliardë dollarë.

Vitin e kaluar, dy kompanitë kanë paralajmëruar ndërtimin e një fabrike të madhe për bateritë elektrike.