Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Evropa do të importojë më shumë sesa do të eksportojë vetura nga Kina

Prodhuesit evropianë të veturave tani po përballen me konkurrencë jashtëzakonisht të ashpër nga Kina, shkruan AutoExpress.

Përveç çështja e vendeve të punës, problem tjetër për industrinë evropiane të veturave është Kina, e cila po investon gjithnjë e më agresivisht në këtë industri dhe po përgatitet të pushtojë tregjet botërore. Edhe prodhuesit evropianë po shkojnë atje sepse kostot e prodhimit janë më të ulëta dhe teknologjitë më të fundit të baterive janë në burim.

Sipas një studimi të publikuar nga PwC, Evropa është nën presion në rritje për këtë problem, me pasoja potencialisht serioze. Kompania konsulente PwC parashikon që Evropa do të importojë më shumë vetura sesa do të eksportojë që në vitin 2025.

Është gjithashtu tregues se, ndërsa prodhuesit kinezë po shesin gjithnjë e më shumë automjete elektrike në Evropë, si evropianët ashtu edhe amerikanët po e zhvendosin gjithnjë e më shumë prodhimin e tyre të automjeteve elektrike në Kinë.

Është gjithashtu interesante se vitin e kaluar prodhuesit evropianë të veturave eksportuan vetëm 35 mijë automjete elektrike nga Kina në Evropë (një shembull është Dacia Spring Electric, i cili prodhohet në Kinë), dhe këtë vit pritet do të jetë 66 mijë.

Në tre vjet, pothuajse 800 mijë vetura të prodhimit kinez mund të shiten në Evropë, nga të cilat rreth 330 mijë nga fabrikat kineze të kompanive evropiane të veturave.