Një tinejxher ka humbur jetën si pasojë e sulmit nga peshkaqeni në një vend të njohur turistik në jug të Australisë, raporton “BBC” të enjten.
Trupi i tij u nxjerr nga uji pas sulmit, në afërsi të plazhit Ethel në gadishullin Yorke, ka njoftuar policia australiane.
Një banor lokal i ka thënë “ABC News” se sulmi i të enjtes ishte i pari me fatalitet që e mban në mend të ketë ndodhur në këtë resort turistik.
Sulmi është i fundit nga disa në ujërat në Australi të jugut.
Policia e Australisë Jugore ka thënë se zyrtarët policorë u njoftuan për sulmin të enjten rreth orës 13:30 me kohë lokale.
Edhe
Një 16-vjeçar sulmohet nga peshkaqeni në Australi
“Fatkeqësisht djaloshi nuk i mbijetoi sulmit”, është thënë nga policia.
Nuk janë dhënë detaje për moshën e tinejxherit.
Banori lokal Marty Goody, ka thënë se viktima ka mundur të jetë 30-40 metra larg bregut.
Ai ka thënë se në këto zona gjithmonë ka pasur peshkaqen, por “tash duhet se ka shumë më tepër”.
Në maj, një surfist humbi jetën nga sulmi i peshkaqenit në gadishullin Eyre, dhe në shkurt, një vajzë u sulmua nga peshkaqeni në ujërat në Perth.
Edhe
40-vjeçari vdiq pasi u sulmua nga peshkaqeni në Australi
LEXO EDHE: