Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një person i shpëton jetën gruas që u sulmua nga peshkaqeni në Australi

Një grua australiane që po notonte në portin e Sydneyt u sulmua nga një peshkaqen dhe mbijetoi falë ndihmës së një personi që ishte afër saj, shkruan BBC.

Lauren O'Neill, 29 vjeç, ishte duke notuar para perëndimit të diellit pranë portit të hënën kur u sulmua nga një peshkaqen. Ishte një ditë shumë e zakonshme për të dhe një aktivitet rutinë derisa u shfaq peshkaqeni.

Pasi dëgjuan një britmë, personi i erdhi në ndihmë. Në sulmin e peshkaqenit, O'Neill pësoi lëndime të rënda në këmbë, por me ndihmën e “shpëtimtarit” arriti të dilte nga uji. Në vendngjarje ka qenë edhe një veteriner, i cili i ka fashuar këmbën e lënduar të Laurenit dhe në këtë mënyrë ka penguar gjakderdhjen. Më pas ka mbërritur ekipi i ambulancës, i cili e ka marrë australianen e plagosur dhe e ka transportuar në spital.

O'Neill po rikuperohet dhe nga spitali ajo falënderoi personat dhe ekipin mjekësor, të cilët i konsideron heronj që i kanë shpëtuar jetën.

Porti i Sydneyt është një habitat i njohur i peshkaqenëve, por sulmet në këtë zonë janë të rralla. Ekspertët paralajmërojnë banorët vendas që të mos hyjnë në ujë gjatë ditëve të ngrohta, si dhe agimit dhe muzgut, pasi këto janë periudhat e aktivitetit më të madh të peshkaqenëve.