Një student 20-vjeçar për pak sa nuk humbi jetën nga sulmi i një peshkaqeni në Queensland në Australi, ka shkruar NDTV.
Italiani Matteo Mariotti ishte në ujë nga po filmonte gjatë një vizite në Australi kur për një moment iu turr një peshkaqen dhe e kafshoi në këmbë. Ai ia doli të shpëtonte me një lëndim, derisa krejt këtë e filmoi dhe e publikoi në rrjetin social Instagram.
“Kam humbur kaq shumë gjak...Ju jeni heronjtë e mi, ju më jepni forcën për të vazhduar. Kam forcën për të marrë mesazhe dhe telefonata”, ka shkruar ai duke iu drejtuar miqve në këtë rrjet.
Në pamje i shihen rrobat e grisura dhe kur pas disa momentesh nisi t’i rridhte gjak.
Artikuj të ngjashëm
-
Një 16-vjeçar sulmohet nga peshkaqeni në Australi
-
40-vjeçari vdiq pasi u sulmua nga peshkaqeni në Australi
-
Veprimet që ua shpëtojnë jetën nëse sulmoheni nga peshkaqeni
-
Një person i shpëton jetën gruas që u sulmua nga peshkaqeni në Australi
-
Humb jetën një tinejxher në Australi pas sulmit nga peshkaqeni