Hezbollahu e ka humbur kontaktin me pasardhësin e mundshëm të liderit që u vra, Hassan Nasrallah, ka thënë një burim i sigurisë në Liban.
Grupi nuk ka dëgjuar nga Hashem Safieddine që kur Izraeli e shënjestroi në një sulm në Bejrut të premten, i ka thënë CNN-it ky burim.
Safieddine ka shërbyer si kryesues i Këshillit Ekzekutiv të Hezbollahut dhe është parë si një prej liderëve me më shumë gjatë për ta udhëhequr grupin.
Zyrtarët izraelitë i kanë thënë “New York Times” të premten se Safieddine po merrte pjesë në një takim të liderëve të lartë të Hezbollahut në një bunker nën Dahieh – lagjja ku Nasrallahu u vra në një sulm të ngjashëm një javë më parë.
Artikuj të ngjashëm
-
Hezbollahu e konfirmon vrasjen e liderit të ri të mundshëm, Hashem Safieddine
-
Izraeli thotë se e ka vrarë edhe liderin e ri të mundshëm të Hezbollahut
-
Izraeli goditi pikërisht aty ku e vrau Nasrallahun, tani cak ishte pasardhësi i tij potencial
-
Mijëra njerëz mblidhen në Bejrut për varrimin e Nasrallahut
-
Nasrallah u vra brenda dhomës së operacioneve të luftës, tregon ndihmësi i tij