Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Hezbollahu e konfirmon vrasjen e liderit të ri të mundshëm, Hashem Safieddine

Hashem Safieddine

Hashem Safieddine

Foto: Associated Press

Hashem Safieddine, zyrtari më i lartë i Hezbollahut që pritej të pasonte sekretarin e përgjithshëm të vrarë, Hassan Nasrallah, është vrarë në një sulm izraelit, ka bërë të ditur grupi të mërkurën.

Hezbollahu konfirmoi se Safieddine u vra në një sulm ajror izraelit, raporton Reuters.

Safieddine kishte drejtuar Hezbollahun së bashku me zëvendëssekretarin e tij të përgjithshëm, Naim Qassem që nga vrasja e Nasrallauth, dhe pritej të zgjidhej zyrtarisht si sekretar i përgjithshëm i tij i ardhshëm. 

Safieddine, një i afërm i Nasrallahut, ka qenë pjesë e Këshillit të Xhihadit të grupit, organi përgjegjës për operacionet e tij ushtarake.

Ai ishte gjithashtu kreu i këshillit të tij ekzekutiv, duke mbikëqyrur çështjet financiare dhe administrative të Hezbollahut.

Edhe Izraeli thotë se e ka vrarë edhe liderin e ri të mundshëm të Hezbollahut Botë Izraeli thotë se e ka vrarë edhe liderin e ri të mundshëm të Hezbollahut

Sipas Reuters, Safieddine mori një rol të rëndësishëm duke folur për Hezbollahun gjatë vitit të armiqësive me Izraelin që përfundimisht çuan në vdekjen e tij, duke iu drejtuar funeraleve dhe ngjarjeve të tjera në të cilat Nasrallah prej kohësh nuk ishte në gjendje të merrte pjesë për arsye sigurie.

Vrasja e tij ka dëmtuar më tej udhëheqjen e lartë të grupit ndërsa Izraeli po godet jugun e Libanit, luginën lindore Bekaa dhe periferitë jugore të Bejrutit, të gjitha bastione të Hezbollahut.