Policia Metropolitane është duke hetuar rreth 1000 pretendime për abuzime seksuale dhe dhunë në familje, ku pretendohet se janë të përfshirë rreth 800 policë, raporton BBC.
Ky vendim vjen pasi polici David Carrick është deklaruar fajtor për 49 vepra, duke përfshirë dhjetëra përdhunime.
Sir Mark Rowley, komisioner në Policinë Metropolitane, ka thënë se gjithë 45 mijë policët dhe stafi në Policinë Metropolitane, do të rikontrollohen për shkelje.
Ai po ashtu u ka kërkuar falje viktimave të Carrickut për dështimin në mbrojtjen e tyre.
“Ne kemi dështuar, më vjen keq. Ai nuk duhet të ishte zyrtar policor. Ky burrë abuzoi me gratë në mënyrën më të neveritshme”, ka thënë Rowley.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbi 1,100 policë nën hetim për abuzim seksual në Angli dhe Uells
-
Përdhunuesi serik që “u fsheh” pas uniformës së Policisë londineze, shkarkohet
-
Policia akuzon një australian për mbi 1.600 vepra të abuzimit të fëmijëve
-
Oficeri i policisë që sulmoi dhe përdhunoi gra për 14 vjet
-
12 policë të lënduar në natën e dytë të trazirave në Britani