Më shumë se 1,100 oficerë policie në të gjithë Anglinë dhe Uellsin janë nën hetim për abuzim seksual ose dhunë në familje.
Prej tyre, 180 – pothuajse një në shtatë – janë lejuar të vazhdojnë punën normalisht pavarësisht sa të rënda janë shkeljet. Nga 1,151 oficerë nën hetim, 428 janë vendosur në detyra të kufizuara, me 378 të tjerë të pezulluar, raportoi Guardian.
Numri më i madh i oficerëve nën hetim është nga forca më e madhe, policia Metropolitane, me 657 individë të akuzuar për abuzim seksual ose dhunë në familje, ose të dyja.
Të dhënat vijnë nëntë muaj pas publikimit të një raporti që kritikon ashpër kulturën e brendshme dhe standardet e sjelljes brenda policisë.
Duke e quajtur forcën policore fajtore për racizëm e homofobi, raporti nxori rekomandime për procedurat pas shkeljeve.
-
Hetohen rreth 800 policë britanikë për abuzime seksuale dhe dhunë në familje
-
12 policë të lënduar në natën e dytë të trazirave në Britani
-
Pretendime të rreme për dhunë në familje nga emigrantët për të qëndruar në Britani
-
Suspendohet një polic, dyshohet për dhunë në familje
-
Mbi 2 mijë e 800 viktima të dhunës në familje gjatë 2025-s, 75% gra