Botë

Përdhunuesi serik që “u fsheh” pas uniformës së Policisë londineze, shkarkohet

Një përdhunues serik i cili përdori rolin e tij si polic i Londrës për t’i frikësuar viktimat e tij, është shkarkuar nga forca.

David Carrick pranoi se kishte kryer dhjetëra përdhunime dhe vepra seksuale kundër 12 grave në Londër përgjatë dy dekadash.

Shefi i policisë Mark Rowley ka kërkuar falje për dështimin në rastin e policit, raportoi BBC.

Duke folur në parlament, Sekretarja e Brendshme Suella Braverman ka thënë se Carrick ka kryer “një fushatë monstruoze abuzimi”.

Carrick ka shërbyer si polic i armatosur në Londër dhe ishte suspenduar nga detyra kur ishte arrestuar në tetor 2021.

Krimet e tij, që përfshijnë 24 akuza përdhunimi, ndodhën nga viti 2003 deri më 2020 dhe shumica ndodhën në Hertfordshire, ku ai jetonte.

Disa prej grave kishte takuar në aplikacione takimesh dhe ai kontrollonte se çfarë vishnin ato, çfarë hanin, ku flinin dhe madje ua ndalonte disave që t’u flisnin fëmijëve të tyre.