Policia australiane ka akuzuar të martën një ish-punonjës të kujdesit për fëmijët, për abuzim me 91 vajza të mitura, në atë që zyrtarët e cilësojnë si një nga rastet më të rënda të tilla në historinë e fundit. Abuzuesi, 45-vjeçar, do të përballet me burgim të përjetshëm.
Ndihmës Komisionerja e Policisë Federale Australiane, Justine Gough ka thënë se burri u akuzua për 1.623 vepra të abuzimit të fëmijëve që dyshohet se kanë ndodhur në Sidnei dhe jashtë shtetit gjatë një periudhe 15-vjeçare.
Akuzat përfshijnë përdhunim dhe si dhe marrëdhënie seksuale me një fëmijë nën 10 vjeç. I dyshuari dyshohet se ka regjistruar veprimet e tij në telefonin dhe kamerat e tij. Policia beson se të gjithë fëmijët australianë, të përfshirë janë identifikuar dhe prindërit e tyre janë informuar për hetimin.
-
Edukatori që abuzoi seksualisht afër 70 vajza të moshave 1-7 vjeç, burgoset përjetësisht
-
Goditet rrjeti kriminal për abuzim seksual të fëmijëve në Australi
-
Hetohen rreth 800 policë britanikë për abuzime seksuale dhe dhunë në familje
-
Oficeri i policisë që sulmoi dhe përdhunoi gra për 14 vjet
-
Mbi 100 raste të dyshuara për dhunë e abuzim seksual në çerdhe e shkolla në Francë