Burime palestineze dhe mediat izraelite kanë bërë të ditur të enjten se lirimi i tri pengjeve izraelite, i paraparë të ndodhë të shtunën, do të realizohet.
Sipas burimeve, palët janë pajtuar që të vazhdohet me fazën e parë të armëpushimit që zgjat 42 ditë.
“Izraeli dhe Hamasi kanë arritur një dakordim që faza tjetër e marrëveshjes të ndodhë këtë të shtunë, në të cilën tri pengje do të lirohen…dhe Izraeli do të rrisë hyrjen e ndihmave në Rrip, kryesisht të përbërë nga tenda, gaz dhe pajisje mjekësore”, kanë thënë burimet, raporton The Guardian.
Kanali mediatik egjiptian “Al-Rad” ka raportuar se negociatat në Kajro i kanë afruar Hamasin dhe Izraelin më afër marrëveshjes.
Ndërkaq, transmetuesi izraelit “Channel 12’ gjithashtu ka raportuar se fluksi i ndihmave humanitare, i cili është nën kontrollin e Izraelit, do të rritet.
Edhe
Pasiguri për situatën në Gazë – familjet izraelite presin trupat e pengjeve
LEXO EDHE:
-
Çka përmban marrëveshja e armëpushimit për Gazën të cilën e pranoi Hamasi
-
Raportohet se Izraeli po e analizon propozimin e pranuar nga Hamasi për armëpushim
-
Hamasi thotë se e pranon një propozim për armëpushim dhe lirim të pengjeve
-
Hamasi pajtohet për lirimin e 10 pengjeve si pjesë e bisedimeve për armëpushim në Gazë