Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Guterres kërkon që të respektohet armëpushimi në Siri

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, është jashtëzakonisht i shqetësuar me përshkallëzimin e konfliktit në Idlib të Sirisë. Ai u kërkoi të gjitha palëve ta vazhdojnë armëpushimin.

Sipas Guterresit, konfliktet në Idlib janë rritur javët e fundit dhe mijëra njerëz në verilindje dhe veriperëndim të Sirisë jetojnë me frikën e një fatkeqësie të re, transmeton KTV.

“Armëpushimi në Idlib është i nevojshëm për një armëpushim mbarëkombëtar”, tha mes tjerash Guterres. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së bëri thirrje edhe për paqe në Jemen.

Aktualisht, rreth 12 milionë jemenas kanë nevojë për mbrojtje dhe ndihmë.