Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë se rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që u miratua të hënën, e që kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gaza, duhet të zbatohet, raporton “BBC”.
Guterres ka thënë se duhet siguruar armëpushim i menjëhershëm dhe të lirohen menjëherë dhe pa kusht gjitha pengjet.
“Dështimi për të bërë këtë, do të ishte i pafalshëm”, ka shkruar Guterres në platformën “X”.
Guterres ka bërë thirrje të vazhdueshme për qasje të plotë të ndihmave humanitare në Gaza, ndërsa OKB-ja ka thënë se rreth 1.1 milionë persona po vuajnë nga uria.
“Është koha të heshtim armët”, ka thënë ai.
E përfaqësuesi palestinez në OKB, Riyad Mansour, ka mirëpritur rezolutën, por e ka quajtur të vonuar.
Edhe
Guterres kërkon hetim të menjëhershëm për vrasjet në Gaza
“Është dashur gjashtë muaj, mbi 100 mijë palestinezë të vrarë apo të gjymtuara, dy milionë të zhvendosur, dhe uria, që ky këshill më në fund të kërkonte armëpushim të menjëhershëm”, tha Mansour në OKB.
Ai tha se draftrezoluta është “një votim që njerëzimi të ngadhënjejë, që jeta të ngadhënjejë”.