Sekretari i përgjithshëm i OKB-së ka lëshuar një deklaratë duke thënë se “dënon fuqishëm” vrasjen e palestinezëve në sulmet ajrore ndaj Spitalit Nasser mëngjesin e së hënës.
“Këto vrasje të fundit të tmerrshme nxjerrin në pah rreziqet ekstreme me të cilat përballet personeli mjekësor dhe gazetarët”, thuhet në deklaratë, të lëshuar nga zëdhënësi i Antonio Guterres.
Ai ka kërkuar që civilët, përfshirë personelin mjekësor dhe gazetarët, “të mbrohen në çdo kohë” dhe ka bërë thirrje për një “hetim të shpejtë dhe të paanshëm për këto vrasje”.
Gazetarët duhet të jenë në gjendje të punojnë “pa ndërhyrje, kërcënime ose dëmtime, në përputhje të plotë me të drejtën humanitare”, thotë Guterres.
Ai tutje ka kërkuar “një armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm, qasje të pakufizuar humanitare në të gjithë Gazën dhe lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë pengjeve”.
-
Shefi i OKB-së “thellësisht i shqetësuar” nga sulmet e reja mes SHBA-së dhe Iranit
-
OKB-ja dënon sulmin izraelit në Katar
-
Bota duhet të veprojë për ta parandaluar “spastrimin etnik” në Gaza, paralajmëron Guterres
-
OKB-ja bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm Izrael-Hezbollah
-
OKB-ja kërkon ndërprerjen e menjëhershme të operacioneve izraelite në Bregun Perëndimor