Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres është “jashtëzakonisht i shqetësuar me përshkallëzimin e konfliktit në Liban”, thuhet në një deklaratë nga zëdhënësi i tij.
Guterres apelon për një armëpushim të menjëhershëm dhe thotë se një "luftë e gjithanshme" në vend duhet të shmanget me çdo kusht, raporton BBC.
“Duhet respektuar sovraniteti dhe integriteti territorial i Libanit”, thuhet në deklaratë.
“Më herët, Guterres i ka thënë kryeministrit të Libanit se OKB-ja është "mobilizuar për të ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë në vend", thuhet më tej në deklaratë.
Edhe BE-ja ka ripërsëritur thirrjen e saj për një armëpushim të menjëhershëm midis Hezbollahut dhe Izraelit.
Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell ka thënë në një postim në X se ndërhyrja e mëtejshme ushtarake do të "përkeqësonte në mënyrë dramatike" situatën.
-
Shefi i OKB-së “thellësisht i shqetësuar” nga sulmet e reja mes SHBA-së dhe Iranit
-
Guterres kërkon hetim të menjëhershëm për vrasjet në Gaza
-
Shefi i OKB-së i alarmuar pas nisjes së ofensivës së re nga Izraeli
-
Shefi i OKB-së: Prania e Izraelit në Liban duhet të përfundojë
-
OKB-ja kërkon ndërprerjen e menjëhershme të operacioneve izraelite në Bregun Perëndimor