Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

OKB-ja dënon sulmin izraelit në Katar

Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka dënuar sulmin izraelit mbi Doha të Katarit duke thënë se ai përbën “ shkelje flagrante të sovranitetit dhe integritetit territorial të Katarit".

Duke folur në një konferencë për shtyp pak çaste pas sulmit ndaj udhëheqësve të Hamasit në Katar, Guterres e ka përshkruar Katarin si "një vend që ka luajtur një rol shumë pozitiv për të arritur një armëpushim dhe lirimin e të gjithë pengjeve".

"Të gjitha palët duhet të punojnë për të arritur një armëpushim të përhershëm, jo për ta shkatërruar atë", ka thënë shefi i OKB-së. 

Lexo përditësimet tjera
Izraeli

Izraeli kryen sulm ndaj udhëheqësve të Hamasit në Katar

Izraeli ka kryer një sulm kundër udhëheqjes së Hamasit në Doha, ka thënë një burim izraelit...
Artikuj të ngjashëm