Izraeli ka kryer një sulm kundër udhëheqjes së Hamasit në Doha, ka thënë një burim izraelit për CNN-im, pasi një shpërthim u dëgjua në kryeqytetin e Katarit.
Burimi nuk ka specifikuar se kush ishte në shënjestër, por udhëheqësit e Hamasit e kanë përdorur kryeqytetin e Katarit si seli jashtë Gazës për vite me radhë.
Të hënën, kryenegociatori i Hamasit, Khalil Al-Hayya, u takua me kryeministrin e Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani, në Doha.
Sulmi duket se shënon herën e parë që Izraeli ka nisur një operacion në Katar.
VIDEO:
BIG BREAKING: 🚨🚨 Israel BOMBS Qatar
Israel has just bombed in Doha, the capital of Qatar
At least 10 explosions are reported in Doha as a result of Israeli strikes.
lsraeI is not compatible with peace.
Source: Barak Ravid (in comments)
pic.twitter.com/mzpcRTJB5u— ADAM (@AdameMedia) September 9, 2025

Liderët e Hamasit të vrarë nga Izraeli dhe ata që jetojnë ende
Izraeli ka nisur një sulm ndaj udhëheqësve të Hamasit në Katar të martën, duke zgjeruar fushatën e tij kundër grupit militant palestinez.
Zyrtarët izraelitë i kanë thënë Reuters se sulmi kishte për qëllim udhëheqësit kryesorë të Hamasit, përfshirë Khalil al-Hayya-n, kreun e tij në mërgim dhe negociatorin kryesor. Dy burime nga Hamasi i kanë thënë Reuters se zyrtarët e Hamasit në ekipin negociator të armëpushimit i mbijetuan sulmit.
Më poshtë janë disa nga figurat kryesore të Hamasit të vrarë nga Izraeli dhe ata që mbeten gjallë pothuajse dy vjet që nga fillimi i luftës në Gaza, e cila filloi kur grupi sulmoi komunitetet në Izraelin jugor më 7 tetor 2023:
TË VRARË:
Mohammad Sinwar
Mohammad Sinwar ishte një komandant veteran i Hamasit dhe shefi i përgjithshëm ushtarak i tij në Gaz në kohën kur Izraeli tha se e vrau atë në maj.
Sinwar ishte ngritur në radhët e larta të Hamasit pasi Izraeli vrau vëllain e tij të madh, Yahya Sinëar, një nga organizatorët e sulmeve të 7 tetorit, në vitin 2024.
Yahya Sinwar
Ushtria izraelite vrau Yahya Sinwar në Gazë në tetor 2024, pak më shumë se një vit pas sulmeve të 7 tetorit që ai ndihmoi të planifikoheshin. Sinwar kishte qenë armiku më i kërkuar i Izraelit në atë kohë dhe supozohej gjerësisht se po drejtonte luftën në Gazë. Ai u bë shefi i Hamasit pas vrasjes së Ismail Haniyeh në Iran në korrik 2024.
Ismail Haniyeh
Haniyeh u vra në korrik 2024 gjatë një vizite në Teheran. Ai kishte qenë udhëheqës i Hamasit që nga viti 2017. Garda Revolucionare e Iranit tha se ai u vra nga një predhë me rreze të shkurtër veprimi. The New York Times, duke cituar burime të paidentifikuara, raportoi se shpërthimi që e vrau atë ishte një bombë që ishte futur fshehurazi në shtëpinë e mysafirëve ku ai po qëndronte. Ministri i mbrojtjes i Izraelit konfirmoi në dhjetor se e kishte vrarë atë.
Mohammed Deif
Ushtria izraelite tha se Deif, komandant i krahut ushtarak të Hamasit, u vra pasi avionët luftarakë goditën zonën e Khan Younis në korrik 2024. Deif, i cili kishte mbijetuar shtatë përpjekjeve izraelite për vrasje, besohej të kishte qenë një tjetër tru i 7 tetorit.
Marwan Issa
Zëvendëskomandanti ushtarak i Hamasit, Marëan Issa, u vra në një sulm izraelit në mars 2024, tha ushtria izraelite. Ai kishte qenë në krye të listës më të kërkuar të Izraelit së bashku me Deif dhe Sinwar.
Saleh Al-Arouri
Zëvendëskryetari i Hamasit, Saleh al-Arouri, u vra nga një sulm izraelit me dron në periferitë jugore të Bejrutit në janar 2024. Ai ishte një nga themeluesit e krahut ushtarak të Hamasit, Brigadave Qassam.
TË GJALLË:
Izz Al-Din Al-Haddad
Haddad u bë udhëheqësi më i lartë ushtarak i Hamasit në Rripin e Gazës pas vdekjes së Mohammad Sinwar. Izraeli beson se ai është një nga organizatorët e 7 tetorit dhe e ka identifikuar atë midis më të kërkuarve të tij. Besohet se ai ndodhet në Gazën veriore, pika qendrore e një ofensive të re izraelite.
Khalil Al-Hayya
Me bazë në Katar, Hayya është parë gjerësisht si figura më me ndikim e Hamasit jashtë vendit që nga vdekja e Haniyeh-ut. Ai është pjesë e një këshilli udhëheqës prej pesë personash që ka udhëhequr Hamasin që nga vdekja e Yahya Sinwar. Me origjinë nga Rripi i Gazës, ai ka humbur disa të afërm të ngushtë, përfshirë djalin e tij të madh, nga sulmet izraelite.
Khaled Meshaal
Një nga politikanët më të njohur të Hamasit, Meshaal, 68 vjeç, e udhëhoqi grupin midis viteve 2004 dhe 2017. Ai u bë i njohur në të gjithë botën në vitin 1997 kur agjentët izraelitë i injektuan helm në Jordani në një atentat të dështuar. Ai tani qëndron në Katar, duke shërbyer në këshillin udhëheqës prej pesë personash.
Mohammad Darwish
Me bazë në Katar, Mohammad Darwish ishte një figurë pak e njohur deri në vrasjen e Haniyehut. Që atëherë ai është bërë i famshëm. Ai besohet të jetë kryetari i Këshillit Shoura të Hamasit, organi më i lartë vendimmarrës.
Nizar Awadallah
Nizar Awadallah, një udhëheqës veteran i Hamasit, ishte një njeri i besueshëm i bashkëthemeluesit të grupit, Sheikh Ahmed Yassin, dhe ka marrë disa poste kyçe brenda grupit, përfshirë edhe në krahun e tij të armatosur. Burime nga Hamasi thanë se Awadallah udhëhoqi Hamasin në Gaza në vitin 2006, pas fitores së grupit në zgjedhjet parlamentare. Ai nuk është shfaqur publikisht apo nuk ka bërë komente që nga sulmet e 7 tetorit dhe besohet se është larguar nga Gaza para se të fillonte lufta.
Zaher Jabbarin
Jabbarin është kreu i Hamasit në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, një rol që ai e kryen nga Katari. Ai është anëtari i pestë i këshillit udhëheqës. Ai është përgjegjës për portofolin e të burgosurve palestinezë dhe pjesë e ekipit negociues. Izraeli e arrestoi atë në vitin 1993 dhe u dënua me burgim të përjetshëm, përpara se të lirohej në vitin 2011 si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi Hamas-Izrael sipas së cilës Izraeli liroi mbi 1,000 palestinezë në këmbim të Gilad Shalit, një ushtar që Hamasi e kapi në vitin 2006. I lindur në vitin 1968 në Salfit në Bregun Perëndimor, ai bashkëthemeloi qelizat e para të krahut të armatosur të Hamasit në Bregun Perëndimor në vitin 1991.
Shtëpia e Bardhë e quan “incident të pafat” bombardimin e Katarit nga Izraeli
Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një deklaratë lidhur me sulmin e Izraelit mbi Doha të Katarit të martën, duke e quajtur atë ndër të tjera “të njëanshëm” dhe "incident të pafat".
Në deklaratë thuhet po ashtu se bombardimi brenda Katarit nuk i çon përpara qëllimet e Izraelit ose të Amerikës.
“Megjithatë, eliminimi i Hamasit, i cili ka përfituar nga mjerimi i atyre që jetojnë në Gazë, është një qëllim i denjë. Presidenti Trump menjëherë i dha urdhër të dërguarit të posaçëm Ëitkoff të informonte katarianët për sulmin e afërt, gjë që ai e bëri. Presidenti e sheh Katarin si një aleat të fortë dhe mik të Shteteve të Bashkuara dhe ndihet shumë keq për vendndodhjen e këtij sulmi. Presidenti Trump dëshiron që të gjithë pengjet në Gazë dhe trupat e të vdekurve të lirohen sa më shpejte. Presidenti
Trump foli gjithashtu me kryeministrin Netanyahu pas sulmit. Kryeministri i tha presidentit Trump se dëshiron të bëjë paqe dhe shpejt”, thuhet në deklaratë.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, ky ishte një “incident i pafat”.
“Presidenti Trump beson se ky incident i pafat mund të shërbejë si një mundësi për paqe. Presidenti foli gjithashtu me emirin dhe kryeministrin e Katarit dhe i falënderoi ata për mbështetjen dhe miqësinë e tyre ndaj vendit tonë. Ai i siguroi ata se një gjë e tillë nuk do të ndodhë përsëri në tokën e tyre”, përfundon deklarata.
Ekipi negociator i mbijetoi sulmit në Doha, thotë Hamasi
Grupi militant palestinez, Hamas, ka thënë se anëtarët e ekipit negociator në bisedimet e paqes, i kanë shpëtuar sulmit izraelit në Doha të Katarit të martën.
"Ne konfirmojmë dështimin e armikut për të vrarë vëllezërit tanë në delegacionin negociator”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Hamasi, raporton BBC.
Grupi ka thënë se sulmi "konfirmon pa dyshim se Netanyahu dhe qeveria e tij nuk duan të arrijnë ndonjë marrëveshje" për paqe.
Në deklaratë thuhet se gjashtë të tjerë janë vrarë në sulm.
"Ne e mbajmë administratën amerikane bashkëpërgjegjëse me pushtimin për këtë krim, për shkak të mbështetjes së saj të vazhdueshme për agresionin dhe krimet e pushtimit kundër popullit tonë", shton deklarata.
Hamasi edhe më parë ka thënë se delegacioni i tyre negociator është shënjestruar gjatë takimit të tij në Doha.
Djali i liderit të Hamasit, në mesin e viktimave nga sulmi izraelit në Doha
Djali i liderit të Hamasit, Khalil Al-Hayyas dhe një ndihmës janë vrarë nga sulmi izraelit ndaj udhëheqjes së Hamasit në Doha të martën në mesditë, sipas raportimeve.
Suhail al-Hindi, një anëtar i byrosë politike të Hamasit, ka thënë se sulmet kanë vrarë djalin e Hayyas, Hammam, dhe një nga ndihmësit e tij kryesorë, raporton The Guardian.
Kontakti është humbur edhe me tre truproja të tjerë, ka shtuar ai.
"Gjaku i udhëheqjes së lëvizjes është si gjaku i çdo fëmije palestinez", ka thënë ai për televizionin Al Jazeera.
Netanyahu thotë se sulmi mbi Doha ishte hakmarrje për sulmin në Jerusalem
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se kishte urdhëruar sulmin kundër udhëheqësisë së Hamasit në Doha, pas sulmit në Jerusalem të hënën, raporton Reuters.
Netanyahu ka thënë përmes një deklarate se sulmet janë "plotësisht të justifikuara" dhe se vendimi mori dritën jeshile në orën 12:00 të ditës së martë, pasi identifikoi një "mundësi operacionale".
Nuk dihet nëse ka të vrarë nga sulmi ndonëse një zyrtar i Hamasit i ka thënë Reuters se të gjithë kanë shpëtuar.
Vendet arabe dënojnë sulmin e Izraelit mbi Katar
Vendet arabe në Lindjen e Mesme e kanë dënuar sulmin e Izraelit mbi kryeqytetin e Katarit, Doha, të martën, i cili kishte për cak zyrtart e Hamasit.
Ministria e Jashtme e Jordanisë, e ka përshkruar sulmin si “një përshkallëzim provokues të rrezikshëm dhe të papranueshëm".
Edhe Kuvajti e ka denoncuar fuqishëm sulmin, duke theksuar "mbështetjen e plotë" të tyre për masat e marra nga Katari në shenjë hakmarrjeje.
Abdullah bin Zayed, zëvendëskryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe, gjithashtu e ka dënuar fuqishëm sulmin.
Sulltani i Omanit, në një deklaratë nga ministria e Jashtme e Omanit, e ka përshkruar sulmin si "një shkelje të hapur të sovranitetit të Katarit”.
Nuk dihet ende zyrtarisht nëse ka mbetur dikush i vrarë nga sulmi ndonëse një zyrtar i Hamasit i ka thënë Reutersit se të gjithë kanë shpëtuar.
OKB-ja dënon sulmin izraelit në Katar
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka dënuar sulmin izraelit mbi Doha të Katarit duke thënë se ai përbën “ shkelje flagrante të sovranitetit dhe integritetit territorial të Katarit".
Duke folur në një konferencë për shtyp pak çaste pas sulmit ndaj udhëheqësve të Hamasit në Katar, Guterres e ka përshkruar Katarin si "një vend që ka luajtur një rol shumë pozitiv për të arritur një armëpushim dhe lirimin e të gjithë pengjeve".
"Të gjitha palët duhet të punojnë për të arritur një armëpushim të përhershëm, jo për ta shkatërruar atë", ka thënë shefi i OKB-së.
Shtëpia e Bardhë thotë se ishte njoftuar për sulmin në Katar
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë e ka konformuar për BBC-në se administrata Trump ishte "njoftuar" për sulmin izraelit në Doha përpara se të ndodhte.
Sulmi i Izraelit ndaj Katarit, një aleat i madh jo-NATO për SHBA-në, ngriti menjëherë pyetje në lidhje me nivelin e ndërgjegjësimit dhe përfshirjes së SHBA-së, veçanërisht duke pasur parasysh afërsisht 10,000 personel ushtarak amerikan që janë të stacionuar në vend.
Pritet që lidhur me sulmin të flasë më vonë të martën edhe vetë presidenti amerikan, Donald Trump i cili do të paraqitet në Zyrën Ovale lidhur me një vendim për shëndetësinë
Udhëheqësit e Hamasit i kanë mbijetuar sulmit, raporton Reuters
Dy burime nga grupi i kanë thënë Reuters se delegacioni i Hamasit për negociatat e armëpushimit i ka mbijetuar sulmit izraelit në Doha.
Njoftimi vjen pasi zyra e kryeministrit izraelit ka konfirmuar se sulmi ishte një "operacion tërësisht izraelit".
Ushtria izraelite ka thënë në një deklaratë se kishte në shënjestër udhëheqësit e grupit militant në Doha të Katarit.
E Katari e ka dënuar atë, duke thënë se kjo përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare.
SHBA-ja u bën thirrje qytetarëve të saj në Katar të strehohen
Ambasada amerikane në Katar ka lëshuar një "urdhër strehimi në vend" për qytetarët e saj.
Ajo u ka kërkuar qytetarëve amerikanë të qëndrojnë në vende të sigurta dhe të monitorojnë rrjetet e saj sociale për përditësime pas raporteve për sulm izraelit në kryeqytet, Doha.
Ushtria izraelite ka sulmuar të martën një ndërtesë në Doha, duke thënë se kishte në shënjestër udhëheqësit e Hamasit atje.
Nuk dihet ende nëse ka të vdekur apo të plagosur si pasojë e sulmit.
Mediat raportojnë se sulmi ka ndodhur teksa delegacioni i Hamasit në bisedimet e paqes po mbante një takim.
Irani reagon pas sulmit izraelit mbi Katar
Ndaj sulmit të Izraelit mbi Katarin të martën ka reaguar edhe Irani.
Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, ka thënë se veprimi i ushtrisë izraelite është “shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare" dhe një "shkelje e sovranitetit kombëtar të Katarit dhe negociatorëve palestinezë".
“Kjo duhet të shërbejë si një paralajmërim serioz për rajonin dhe bashkësinë ndërkombëtare", ka thënë zëdhënësi i ministrisë së Jashtme.
Irani dhe Izraeli kanë mbajtur një armëpushim që nga fundi i qershorit, pas sulmeve të ndërsjella në mes të atij muaji.
Ushtria izraelite thotë se u morën masa për të zbutur dëmin ndaj civilëve në Katar
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë lëshuar një deklaratë lidhur me sulmin e kryer të martën ndaj udhëheqësve të Hamasit në Doha të Katarit.
Në deklaratë, IDF-ja thotë ndër të tjera se para sulmit u morën masa për të zbutur dëmin ndaj civilëve.
"Për vite me radhë, këta anëtarë të udhëheqjes së Hamasit kanë udhëhequr operacionet e organizatës terroriste, janë përgjegjës drejtpërdrejt për masakrën brutale të 7 tetorit dhe kanë orkestruar dhe menaxhuar luftën kundër Shtetit të Izraelit. Para sulmit, u morën masa për të zbutur dëmin ndaj civilëve, duke përfshirë përdorimin e municioneve precize dhe inteligjencës shtesë”, thuhet në deklaratë.
"IDF dhe ISA do të vazhdojnë të veprojnë me vendosmëri për të mposhtur organizatën terroriste Hamas përgjegjëse për masakrën e 7 tetorit”, thuhet më tej në deklaratën e IDF-së.
Reagon Katari pas sulmit izraelit mbi kryeqytetin e tij
Katari ka reaguar pas sulmit të kryer nga Izraeli të martën në kryeqytetin e tij, Doha.
Një zëdhënës i ministrisë së Jashtme të Katarit e ka dënuar “me termat më të fortë të mundshëm” sulmin, për të cilin Izraeli tashmë ka marrë përgjegjësinë.
Majed Al Ansari ka thënë se sulmi goditi një ndërtesë banimi "ku banojnë një numër anëtarësh të byrosë politike të Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha".
Ai thotë se sulmi përbën një "shkelje flagrante" të së drejtës ndërkombëtare, si dhe një "kërcënim serioz" për ata në Katar.
"Shteti i Katarit e dënon fuqimisht këtë sulm dhe pohon se nuk do ta tolerojë këtë sjellje të pamatur të Izraelit dhe ndërhyrjen e vazhdueshme në sigurinë e rajonit dhe çdo veprim që synon sigurinë dhe sovranitetin e tij”, thuhet në deklaratë.
VIDEO:
🚨🇶🇦 ISRAEL STRIKE HITS HAMAS LEADERS' MEETING IN DOHA
The IDF confirmed a precision strike in Doha targeting Hamas’s senior leadership, reportedly hitting while they were discussing Trump’s proposal.
Among Hamas leaders in Doha are Khalil al-Hayya, Khaled Mashal, Muhammad… https://t.co/TRgn6q65jU pic.twitter.com/Du3ibVlLcq— Mario Nawfal (@MarioNawfal) September 9, 2025
Izraeli sulmoi delegacionin e Hamasit në bisedimet e paqes në Doha
Një zyrtar i Hamasit ka thënë për BBC-në se cak i një sulmi të kryer të martën mbi kryeqytetin e Katarit, Doha, ishte delegacioni i Hamasit në bisedimet e paqes.
Sulmi duket se është kryer teksa delegacioni po zhvillonte një takim.
Ushtria izraelite ka thënë të martën se kishte kryer një sulm ajror që kishte në shënjestër udhëheqjen e Hamasit, pa thënë se ku.
Njoftimi erdhi ndërsa një shpërthim është dëgjuar në kryeqytetin e Katarit.
Udhëheqja e Hamasit në mërgim ka qenë prej kohësh e vendosur në Katar, i cili ka shërbyer si ndërmjetës në bisedimet midis Hamasit dhe Izraelit për disa vite, madje edhe para luftës së fundit në Rripin e Gazës.
Një sulm ndaj udhëheqjes së saj të lartë mund të ndërlikojë më tej negociatat për një armëpushim në Gazë dhe lirimin e pengjeve të marra në sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023.