Ndaj sulmit të Izraelit mbi Katarin të martën ka reaguar edhe Irani.
Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, ka thënë se veprimi i ushtrisë izraelite është “shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare" dhe një "shkelje e sovranitetit kombëtar të Katarit dhe negociatorëve palestinezë".
“Kjo duhet të shërbejë si një paralajmërim serioz për rajonin dhe bashkësinë ndërkombëtare", ka thënë zëdhënësi i ministrisë së Jashtme.
Irani dhe Izraeli kanë mbajtur një armëpushim që nga fundi i qershorit, pas sulmeve të ndërsjella në mes të atij muaji.
