Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka theksuar nevojën për të bërë gjithçka që është e mundur për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Këtë deklaratë, ai e dha të martën, para nisjes së takimit me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov në Moskë.
Guterres, i cili gjithashtu do të takohet me presidentin Vladimir Putin sot (e martë), ka thënë se dëshiron të ndihmojë në krijimin e kushteve për dialog për një armëpushim dhe paqe, shkruan BBC-ja.
“Ne kemi nevojë për një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë ai.
Ai ka thënë gjithashtu se prioritet duhet të jetë zvogëlimi i vuajtjeve njerëzore në vend.
Bisedimet po vazhdojnë me dyer të mbyllura, por më vonë është paralajmëruar konferencë nga Lavrovi dhe Guterresi.
-
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Luftimet në Ukrainë duhet të ndalen
-
Guterres e quan luftën në Ukrainë “një njollë në ndërgjegjen tonë kolektive”
-
OKB-ja bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm Izrael-Hezbollah
-
Kreu i OKB-së kërkon të zbatohet rezoluta për armëpushim në Gaza
-
Alarmi i shefit të OKB-së: Bota në “rrezik të madh”