Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gruaja franceze shpëtohet nga policia pas 12 vjetësh robërie në Pakistan

Gruaja franceze

Policia në Pakistan ka arrestuar një burrë i cili dyshohet se i ka mbajtur gruan dhe fëmijët e tij robër në shtëpi dhe i ka abuzuar ata për më shumë se një dekadë.

Gruaja e tij, një shtetase franceze me emrin Sylvie Yasmina, pretendon se burri e ka sulmuar familjen e tij fizikisht dhe mendërisht “çdo ditë” dhe e ka përshkruar atë si “shumë të dhunshëm”, ka njoftuar policia lokale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një nga djemtë e tyre arriti të dilte fshehurazi për të lajmëruar autoritete, gjë që çoi në një bastisje të shtëpisë së tyre në Bara, një qytet i largët në provincën malore Khyber Pakhtunkhwa.

Policia ka gjetur Yasminën dhe pesë fëmijët e saj në një dhomë të ngushtë me kushte të rënda, dhe me mavijosje në të gjithë trupin.

Sipas policisë, Yasmina dhe fëmijët e saj janë dërguar në një strehë për gra në Peshaëar para se të kthehen në Francë.

Sipas Yasminës, 54 vjeç, burri i saj e kishte mbajtur të burgosur familjen që kur ata u zhvendosën në Pakistan nga Australia në vitin 2014.

“Sipas gruas... Ajo nuk lejohej të takonte askënd, dy fëmijët e tyre më të mëdhenj kishin humbur studimet, ndërsa tre fëmijët më të vegjël kishin lindur në Pakistan dhe nuk ishin regjistruar kurrë në shkollë”, ka thënë një zyrtar i lartë policorë.

Autoritetet nuk e kanë bërë të ditur emrin e burrit të Yasminës, por kanë bërë të ditur se ai është një shtetas pakistanez i cili thuhet se qëndronte ilegalisht në Australi kur çifti u takua.

Ata u martuan në vitin 2003 dhe jetuan në Australi deri në vitin 2014, kur u zhvendosën në Pakistan me dy fëmijët e tyre më të mëdhenj. Yasmina pretendon se nuk ka pasur asnjë komunikim me botën e jashtme që atëherë.

“Ne u privuam nga liria jonë, burri im nuk u kujdes për ne ashtu siç duhej si bashkëshort dhe baba i fëmijëve të mi. Ai na rrahu dhe ushtronte presion ndaj nesh çdo ditë”, ka shkruar Yasmina në deklaratën e saj në polici, pjesë të së cilës janë publikuar nga mediat lokale.